| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Policia daneze sulmon aktivistët që protestonin kundër kompanisë për ngarkesat e lidhura me Izraelin
Protesta u organizua si pjesë e fushatës "Mask off Maersk" të mërkurën, e cila akuzon kompaninë daneze për transportimin e armëve dhe mallrave të lidhura me Izraelin.
Policia daneze sulmon aktivistët që protestonin kundër kompanisë për ngarkesat e lidhura me Izraelin
Policia daneze sulmon aktivistët që protestonin kundër kompanisë për ngarkesat e lidhura me Izraelin / AA

Policia daneze përdori shkopinj gome dhe arrestoi aktivistë gjatë një proteste jashtë selisë së gjigantit të transportit detar "Maersk" në Kopenhagë ndërsa demonstruesit kërkuan që kompania të ndalojë dërgesat që dyshohet se lidhen me Izraelin.

Protesta u organizua si pjesë e fushatës "Mask off Maersk" të mërkurën, e cila akuzon kompaninë daneze për transportimin e armëve dhe mallrave të lidhura me Izraelin, pavarësisht kritikave ndërkombëtare për luftën në Gaza.

Sipas agjencisë daneze të lajmeve Arbejderen, rreth 100 policë u vendosën për t’i shpërndarë aktivistët që përpiqeshin të bllokonin hyrjet në selinë e kompanisë "Maersk". Fotografitë dhe videot e publikuara nga agjencia treguan poliicë duke përdorur shkopinj gome, duke i zvarritur protestuesit larg vendit dhe duke ndaluar disa demonstrues.

Raporti njoftoi se rreth 20 aktivistë u ndaluan dhe u transportuan larg vendngjarjes nga policia. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Maersk i shërben gjenocidit" dhe brohoritën me parulla të tilla si "Danimarkë, thuaji jo gjenocidit".

Aktivistët kërkuan që "Maersk" të ndërpresë të gjitha lidhjet biznesore që mbështesin Izraelin, duke e akuzuar kompaninë për kontribut në atë që e përshkruan si gjenocid ndaj palestinezëve. Demonstrata vjen mes presionit në rritje nga grupet propalestineze në gjithë Evropën që synojnë kompanitë që dyshohet se kanë lidhje logjistike ose tregtare me Izraelin gjatë luftës në Gaza.

"Maersk" është përballur me protesta të përsëritura muajt e fundit lidhur me akuzat se operacionet e saj të transportit janë të lidhura me furnizime ushtarake dhe mallra të destinuar për Izraelin ose vendbanimet izraelite.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë