| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rreth 18 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës në Kosovë
“Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda situata rëndohet. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, tha Jonuzi.
Rreth 18 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës në Kosovë
Rreth 18 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës në Kosovë / AA

Rreth 18 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së kësaj ndërmarrjeje, Ibrahim Jonuzi.

Jonuzi për mediat lokale në vend tha se prej 40 minatorëve, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë.

“Mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë, derisa sipas informacioneve diku rreth 18 vazhdojnë të jenë ende brenda, ata të cilët kanë qenë më të dobët me shëndet”, deklaroi Jonuzi.

Ai tha se gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë aktualisht.

“Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda situata rëndohet. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, tha Jonuzi.

Deri më tani nuk dihet ende shkaku që çoi deri tek bllokimi i minatorëve në minierën e cila gjendet në qytetin e Mitrovicës, por, dyshohet se një gjë e tillë erdhi si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë