| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shkodër, zhvillohen ekspozita "Një fotografi-një ajet" dhe "Turneu fotografik"
Ekspozita përmban fotografi të frymëzuara nga ajetet e Kur'anit Famëlartë, e cila u realizua në ambientet e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia"-Dega e Djemve.
Shkodër, zhvillohen ekspozita "Një fotografi-një ajet" dhe "Turneu fotografik"
Shkodër, zhvillohen ekspozita "Një fotografi-një ajet" dhe "Turneu fotografik"

Në qytetin e Shkodrës u zhvilluan aktivitetet ekspozita "Një fotografi-një ajet" dhe "Turneu fotografik".

Në një njoftim nga Instituti "Yunus Emre"-Shkodër thuhet se aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projektit "Një fotografi-një ajet", si bashkëpunim i Institutit me Lëvizjen "Genç Deger".

Ekspozita përmbante fotografi të frymëzuara nga ajetet e Kur'anit Famëlartë, ndërkohë u realizua në ambientet e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia"-Dega e Djemve.

Gjithashtu, ekspozita u prezantua për vizitorët edhe në oborrin e Xhamisë së Parrucës në Shkodër.

Aktiviteti "Turneu fotografik", u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënëseve të Medresesë "Haxhi Sheh Shamia"-Dega e Vajzave.

Nxënëset patën mundësinë të fotografonin vendet historike dhe natyrore të Shkodrës dhe të lidhnin bukuritë e vëzhguara me ajetet e Kur'anit Famëlartë.

Sipas institutit, pas realizimit të fotografive, u zhvillua një bisedë në Institutin "Yunus Emre"-Shkodër me nxënëset, gjatë së cilës u diskutua rreth fotografive të realizuara.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë