Në Shqipëri po mbahet "Photo Marathon Tirana", ku fotografët dhe të apasionuarit e fotografisë do të garojnë duke e fotografuar qytetin sipas temave.
"Maratona e fotove" organizohet nga Shoqata Foton në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre"-Tiranë dhe Universitetin e New Yorkut në Tiranë (UNYT), universitet i Fondacionit Turk Maarif.
Pas procesit të regjistrimit në Sheshin "Skënderbej", pjesëmarrësit në garë kanë nisur procesin e realizmit të fotografive në Tiranë, duke u fokusuar në temat e garës.
Gjatë procesit të regjistrimit të pjesëmarrëseve në garë ishte edhe koordinatori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, përfaqësues nga organizatori dhe fotografë.
Në kuadër të këtij eventi, gjatë ditës së nesërme është parashikuar një bashkëbisedim me pjesëmarrjen e korrespondentit të njohur të luftës dhe fotografit Coskun Aral.
Gjithashtu, edhe çmimet për këtë garë do të ndahen gjatë ditës së nesërme.
Sipas Institutit "Yunus Emre"-Tiranë, ky event organizohet për herë të parë në Tiranë, ku të pasionuarit e fotografisë garojnë duke fotografuar kryeqytetin e Shqipërisë.
Sipas organizatorëve, "Photo Marathon Tirana" është një ngjarje kulturore ndërkombëtare për fotografinë e bazuar në tema.
Eventi synon ta rizbulojë jetën urbane, strukturën kulturore dhe ritmin e përditshëm të Tiranës përmes fotografisë.
















