| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Hallgrimson në prag të ndeshjes Kosovë-Irlandë: Do të ishim të lumtur me një barazim
Hallgrimson tha se Kosova ka përparuar shumë nga viti 2016 kur ishte në vedin e 190 në renditjen e FIFA-s ndërsa sot është në vendin e 78-të.
Hallgrimson në prag të ndeshjes Kosovë-Irlandë: Do të ishim të lumtur me një barazim
Hallgrimson në prag të ndeshjes Kosovë-Irlandë: Do të ishim të lumtur me një barazim

Përzgjedhësi i Irlandës në futboll, Heimir Hallgrimson, ka vlerësuar përfaqësuesen e Kosovës, në prag të ndeshjes e cila luhet më 24 shtator në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Hallgrimson në një konferencë për media një ditë para ndeshjes ka thënë se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim ndaj Kosovës.

"Pa dyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, të gjithë e dimë këtë. I kemi analizuar mjaft mirë dhe i kemi shqyrtuar pikat e tyre të forta, të cilat i kanë shumë. Do të ishim të lumtur të fitonim këtu me një barazim, ndeshja e parë e një turneu. Sigurisht, gjithçka varet nga mënyra se si luajmë. Mendoj se lojtarët janë gati për këtë. Sigurisht, duhet të përqendrohemi në lojën kundër tyre", ka thënë Hallgrimson.

Ai tha se Kosova ka përparuar shumë nga viti 2016 kur ishte në vedin e 190 në renditjen e FIFA-s ndërsa sot është në vendin e 78-të.

Trajneri i Irlandës i ka bërë thirrje ekipit të tij për kujdes nga superylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

"Vedat Muriqi ka shënuar 32 gola në 68 ndeshje dhe ka shtatë gola në 10 paraqitje për Fenerbahçen deri më tani këtë sezon. Por, ka edhe lojtarë tjerë që kërkojnë vëmendje, pasi janë lojtarë cilësorë", ka thënë Hallgrimson.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të hënën në një konferencë për media tha se skuadra kosovare do të përgatitet maksimalisht për sfidat që e presin, duke theksuar se synimi i tij dhe i futbollistëve është që në çdo ndeshje të kërkohet fitorja.

"Mezi i presim këto ndeshje dhe do të përgatitemi maksimalisht. Në çdo ndeshje hyjmë me dëshirën dhe synimin për të fituar", tha Foda.

Kosova luan ditët në vijim katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve: kundër Irlandës më 24 shtator, kundër Austrisë më 27 shtator, kundër Izraelit më 1 tetor dhe sërish kundër Austrisë më 4 tetor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë