| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Vritet një fotoreporteri gjatë raportimit të luftimeve në Marib të Jemenit
Al-Houri, i cili të premten po xhironte në vijën e frontit në jug të Maribit, u siguronte pamje filmike dhe fotografi mediave dhe gazetarëve që punonin në këtë provincë.
Vritet një fotoreporteri gjatë raportimit të luftimeve në Marib të Jemenit
Vritet një fotoreporteri gjatë raportimit të luftimeve në Marib të Jemenit

 Sindikata e Gazetarëve të Jemenit ka bërë të ditur se fotoreporteri i pavarur Abdulrahman al-Houri është vrarë gjatë raportimit të luftimeve mes forcave qeveritare të Jemenit dhe rebelëve Huthi në provincën Marib. 

Al-Houri, i cili të premten po xhironte në vijën e frontit në jug të Maribit, u siguronte pamje filmike dhe fotografi mediave dhe gazetarëve që punonin në këtë provincë.

Sindikata shprehu ngushëllime për gazetarin e ri dhe kërkoi hetim mbi rrethanat e vdekjes së tij, me qëllim që përgjegjësit të mbahen para drejtësisë.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë konflikteve të armatosura.

Ndërkohë, ushtria jemenase njoftoi se dy komandantë u vranë gjatë luftimeve kundër Huthive në Marib. Ajo nuk specifikoi se kur ndodhën vrasjet dhe nuk dha hollësi mbi rrethanat e tyre.

Forcat qeveritare kontrollojnë qytetin Marib dhe fushat e naftës dhe gazit të provincës, ndërsa Huthit mbajnë nën kontroll disa rrethe rurale.

Jemeni është përfshirë në konflikt që nga viti 2014, kur Huthit morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe pjesë të tjera të vendit.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në vitin 2015 në mbështetje të qeverisë së Jemenit, të njohur ndërkombëtarisht, duke shkaktuar vite të tëra luftimesh dhe një krizë të rëndë humanitare.

Përshkallëzimi i ri i luftimeve mes forcave qeveritare dhe Huthive nisi në muajin korrik, pas shembjes së armëpushimit të vitit 2022.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë