Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua të premten në Nju Jork me homologun e tij nga Bahreini, Abdullatif bin Rashid Al Zayani, dhe sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Ismail Ould Sheikh Ahmed.
Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes, Fidan zhvilloi takime të ndara me Al Zayanin dhe Ahmedin në margjinat e javës së nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
TË REKOMANDUARA
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me takimet.






















