| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shiroka-Pula: Ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi, në interes të të dyja vend
Në takimin me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, presidentja Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët midis Kosovës dhe Malit të Zi.
Shiroka-Pula: Ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi, në interes të të dyja vend
Shiroka-Pula: Ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi, në interes të të dyja vend./FB/Presidenca e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka thënë se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira të Kosovës me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve, gjatë takimit me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Siç njofton Zyra e Presidentes së Kosovës, Shiroka-Pula, në këtë takim shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri Dukaj e uroi presidenten Shiroka-Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses përgjatë këtij mandati.

Presidentja Shiroka-Pula e falënderoi ministrin Dukaj për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe si kontribuues të rëndësishëm në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë