| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Reagim i Këshilli Kombëtar Boshnjak: Republika Sërpska nuk është shtet, por entitet brenda BeH-së
“Këshilli Kombëtar Boshnjak u ka një notë proteste organizatorëve, në të cilën kërkohet korrigjimi i emërtimit të gabuar”, thotë KKB-ja.
Reagim i Këshilli Kombëtar Boshnjak: Republika Sërpska nuk është shtet, por entitet brenda BeH-së
Reagim i KKB-së: Republika Sërpska nuk është shtet, por entitet brenda Bosnjës e Hercegovinës / Other

Këshilli Kombëtar Boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut publikoi një njoftim ku thekson se “e dënon ashpër mospërdorimin e emrit zyrtar të “Bosnjës e Hercegovinës” dhe, siç thuhet, “(keq)përdorimin e emrit të entitetit ‘Republika Sërpska’ në posterat e publikuar nga federata e ISF-së në profilet e saj zyrtare në Instagram dhe Facebook”. 

Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror të Hendbollit për shkollat e mesme që po mbahet në Shkup, në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Shkollore të Maqedonisë së Veriut. 

“Këshilli Kombëtar Boshnjak u ka dërguar notë proteste organizatorëve, në të cilën kërkohet korrigjimi i emërtimit të gabuar”, thotë KKB-ja.

Nga 20 deri më 29 prill, Shkupi është nikoqir i Kampionatit Botëror Shkollor në hendboll ISF Shkupi 2026, ku marrin pjesë rreth 700 pjesëmarrës në 23 ekipe nga e gjithë bota.

Lidhur me rastin, reagoi edhe Bashkimi Demokratik Boshnjak

“Një veprim i tillë përbën shkelje të rëndë të fakteve themelore dhe është një precedent i papranueshëm në sport. Organizatorët janë të detyruar t’i respektojnë kornizat e njohura ndërkombëtarisht dhe emërtimet zyrtare të shteteve”, thotë BDB-ja.

Ata theksojnë se kërkojnë “korrigjim të menjëhershëm të këtij gabimi dhe përcaktim të qartë të Bosnjës e Hercegovinës si shteti nga i cili vjen ekipi në fjalë. 

Njoftojmë opinionin se organizatorit të turneut tashmë i është dërguar një notë zyrtare proteste lidhur me këtë rast.”

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë