| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik u themelua Qendra për Studime mbi Türkiyen
Rektori i IBU-së, prof. dr. Lutfi Sunar, tha se Qendra përbën një hap të rëndësishëm që do të forcojë kapacitetin akademik të IBU-së si dhe zhvillimin akademik dhe kulturor të rajonit.
Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik u themelua Qendra për Studime mbi Türkiyen
Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik u themelua Qendra për Studime mbi Türkiyen/ AA

Në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), në bashkëpunim me Fondacionin Maarif të Türkiyes (TMV), u themelua Qendra për Studime mbi Türkiyen.

Qendra, e cila do ta trajtojë Türkiyen në nivel rajonal dhe global përmes politikës, ekonomisë, gjuhës, kulturës, arsimit dhe disiplinave përkatëse, do të kontribuojë që kërkimet akademike, aktivitetet shkencore dhe veprimtaritë botuese në fushën e studimeve mbi Türkiyen të zhvillohen në kuadër të një strukture të vetme institucionale. Në postin e drejtoreshës së Qendrës është emëruar doc. dr. Seyhan Murtezan Ibrahimi.

Rektori i IBU-së, prof. dr. Lutfi Sunar, shprehu kënaqësinë për themelimin e Qendrës për Studime mbi Türkiyen në kuadër të universitetit, duke theksuar se Qendra përbën një hap të rëndësishëm që do të forcojë kapacitetin akademik të IBU-së, si dhe zhvillimin akademik dhe kulturor të rajonit.

Sunar theksoi se studimet mbi Türkiyen janë një fushë e rëndësishme kërkimi jo vetëm për të kuptuar Türkiyen, por edhe për të kuptuar marrëdhëniet historike, kulturore, ekonomike dhe akademike mes Türkiyes dhe Ballkanit, duke shtuar se Qendra do të krijojë një platformë akademike që do të bashkojë akademikë nga disiplina të ndryshme.

Synohet që Qendra të bashkojë përvojën ekzistuese akademike të IBU-së me lidhjet akademike ndërkombëtare të TMV-së, duke krijuar bazën për aktivitete cilësore kërkimore dhe botuese.

Studimet mbi Türkiyen do të trajtohen nga disiplina të ndryshme

Në kuadër të Qendrës për Studime mbi Türkiyen do të zhvillohen kërkime mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Türkiyes, politikat publike dhe marrëdhëniet rajonale si dhe mbi ekonominë e Türkiyes, tregtinë, investimet, zhvillimin dhe integrimin rajonal.

Ndër fushat e punës së Qendrës do të jenë edhe gjuha dhe kultura turke, diplomacia kulturore, politikat arsimore, trajnimi i mësuesve dhe studimet krahasuese në arsim si dhe disiplina të tilla si historia, sociologjia, media dhe komunikimi dhe drejtësia.

Përveç krijimit të projekteve kërkimore dhe grupeve tematike të punës, Qendra do të zhvillojë aktivitete për krijimin e rrjeteve të përbashkëta kërkimore, prodhimin e të dhënave dhe raporteve, si dhe kur të jetë e nevojshme, përgatitjen e shënimeve të politikave.


Eksploro
Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Ditës së Fitores
Kompania turke Aselsan prezanton gamën e zgjeruar të municioneve për dronët luftarakë Akinci
Erdoğan: Perspektiva e anëtarësimit të Türkiyes në SCO nuk nënkupton t'i kthejë shpinën Perëndimit
Dy anije tregtare përplasen në brigjet e Silivrit në Istanbul, 10 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur
Putin: Türkiye një nga partnerët e privilegjuar të Rusisë në politikën e jashtme dhe ekonomi
Erdoğan: Marrëdhëniet Türkiye-Rusi në nivelin më të avancuar
Presidenti Erdoğan: Türkiye do të thellojë bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait
Zonja e parë e Türkiyes merr pjesë në aktivitetin kulturor në Kirgistan me bashkëshortet e liderëve
Presidenti Erdoğan diskuton me homologun e tij azerbajxhanas zhvillimet rajonale dhe globale
Türkiye i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s si nënshkruesja e 71-të
Türkiye do ta prezantojë sistemin vendas të kthimit të depozitave në COP31
Kryediplomati turk: Marrëveshja e Mekës ka nisur procesin e një arkitekture të re sigurie në rajon
Nis në Istanbul mbledhja Türkiye-Pakistan-Arabi Saudite në kuadër të Marrëveshjes së Mekës
Guleri takohet me zyrtarë pakistanezë përpara takimit trepalësh të mbrojtjes në Istanbul
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan takohet në Istanbul me homologun e tij saudit
Ekonomia e Türkiyes shënon rritje prej 2,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026
Presidenti turk Erdoğan udhëtoi për në Kirgistan në prag të samitit të OShB-së
Presidenti turk: ​​Mbyllja e kapitujve të terrorizmit do të sjellë shpresë të re në rajon
Türkiye, ulliri mbi 13-shekullor vazhdon të japë fruta
Türkiye shënon 104-vjetorin e Ditës së Fitores