| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kreu i partisë gjermane "Votuesit e Lirë" gjendet i vdekur në një hotel në Berlin
Sipas raportimeve të mediave, vdekja e Hubert Aiwangerit duket se lidhet me gjendjen e tij shëndetësore, pasi ai nuk mori pjesë në inaugurimin e zyrës së partisë së tij për arsye shëndetësore.
Kreu i partisë gjermane "Votuesit e Lirë" gjendet i vdekur në një hotel në Berlin
Kreu i partisë gjermane "Votuesit e Lirë" gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

 Hubert Aiwanger, lideri i partisë gjermane “Votuesit” e Lirë dhe zëvendëskryeministër e ministër i Ekonomisë i Bavarisë, është gjetur i vdekur në një hotel në Berlin, ndërsa burime policore bëjnë të ditur se shkaku dyshohet të jetë i lidhur me gjendjen shëndetësore dhe se nuk ka shenja të ndonjë ndërhyrjeje të jashtme.

Trupi i 55-vjeçarit u gjet të mërkurën në hotelin “Neuer Fritz”, në lagjen Mitte të Berlinit, pasi ai nuk mori pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës së re të partisë së tij në kryeqytet, për shkak se nuk ndihej mirë, raportoi gazeta “Bild”. Burime nga qeveria e landit të Bavarisë dhe policia e Berlinit konfirmuan vdekjen për të përditshmen.

Gazeta “Tagesspiegel”, duke iu referuar burimeve policore, raportoi se nuk kishte indikacione për përfshirje të jashtme dhe se shkaku i vdekjes duket të jetë i lidhur me gjendjen shëndetësore.

Aiwanger udhëhoqi partinë Votuesit e Lirë në Bavari nga viti 2006, ndërsa partinë në nivel federal nga viti 2010. Ai u bë deputet në parlamentin e landit të Bavarisë në vitin 2008 dhe, pas zgjedhjeve të vitit 2018, mori detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrit në qeverinë e Markus Soderit, të udhëhequr nga Unioni Kristian-Social.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë