| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Marrëveshja e Mekës mes Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit synon të forcojë sigurinë rajonale
“Marrëveshja e Mekës nuk është vetëm zgjatje e marrëdhënieve të veçanta miqësore midis tre vendeve, por edhe produkt konkret i pronësisë rajonale gjithnjë e më të nevojshme në rajonin tonë”, tha zv/ministri i Jashtëm turk, Gumrukcu.
Marrëveshja e Mekës mes Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit synon të forcojë sigurinë rajonale
Marrëveshja e Mekës mes Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit synon të forcojë sigurinë rajonale

Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës ndërmjet Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit synon të forcojë sigurinë rajonale përmes bashkëpunimit dhe mbrojtjes kolektive, tha sot zëvendësministri i Jashtëm turk, Levent Gumrukcu.

“Marrëveshja e Mekës nuk është vetëm një zgjatje e marrëdhënieve të veçanta miqësore midis tre vendeve, por edhe një produkt konkret i pronësisë rajonale gjithnjë e më të nevojshme në rajonin tonë”, tha ambasadori Gumrukcu në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit turk.

Gumrukcu e paraqiti marrëveshjen për miratim nga komiteti dhe parlamenti turk ndërsa ligjvënësit vazhduan diskutimet e tyre mbi legjislacionin e propozuar. Ai kujtoi se marrëveshja u nënshkrua në Mekë më 7 gusht nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, princi i kurorës dhe kryeministri saudit Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.

Ai tha se Arabia Saudite dhe Pakistani kanë përfunduar procedurat e tyre të brendshme të ratifikimit dhe kanë dorëzuar njoftimet e kërkuara zyrtare.

Gumrukcu theskoi se marrëveshja shënoi një hap fillestar drejt krijimit të një kuadri rajonal sigurie të bazuar në bashkëpunimin dhe mbrojtjen kolektive, duke shtuar se të tre vendet synojnë të marrin përgjegjësinë për adresimin e sfidave rajonale në vend që të presin zgjidhje nga jashtë rajonit.

Ai tha se korniza ka për qëllim të kontribuojë jo vetëm për sigurinë e tre nënshkruesve, por edhe për atë të rajonit më të gjerë, duke forcuar dialogun dhe bashkëpunimin e bazuar në besimin reciprok dhe promovimin e stabilitetit të qëndrueshëm.

Marrëveshja “parashikon integrim dhe jo ndërtim blloesh në rajon”

Gumrukcu theksoi se marrëveshja është tërësisht mbrojtëse në natyrë dhe nuk synon asnjë vend.

Ai tha se është e hapur për të gjitha vendet e rajonit që respektojnë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë parimet e sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial, ndalimin e përdorimit të forcës përveç në vetëmbrojtje, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme.

"Marrëveshja parashikon integrim dhe jo ndërtim blloqesh në rajon, duke përqafuar një vizion gjithëpërfshirës dhe jo përçarës", shtoi ai.

Bashkëpunimi në mbrojtje dhe angazhimet e NATO-s

Gumrukcu vuri në dukje se marrëveshja parashikon forcimin e parandalimit kolektiv, mbajtjen e konsultimeve të rregullta mbi çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe përmirësimin e ndërveprimit midis forcave të armatosura të vendeve nëpërmjet shkëmbimeve të personelit, programeve të përbashkëta të trajnimit dhe stërvitjeve ushtarake.

Ajo siguron bashkëpunim më të ngushtë të industrisë së mbrojtjes, përfshirë prodhimin e përbashkët dhe ndarjen e teknologjisë, përpjekje më të forta të përbashkëta kundër terrorizmit dhe mbështetje logjistike midis palëve në zbatimin e marrëveshjes, tha ai.

Zëvendësministri i Jashtëm theksoi se marrëveshja nuk do të zëvendësojë dhe as nuk do të dëmtojë detyrimet e Türkiyes sipas aleancave dhe marrëveshjeve ekzistuese.

Ai tha se nisma pritet të plotësojë pjesëmarrjen e Türkiyes në platformat shumëpalëshe, veçanërisht në NATO, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë Lindjen e Mesme më të gjerë dhe duke mbështetur sigurinë evropiane nën dritën e natyrës së ndërlidhur të dy rajoneve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë