| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut dhe Jordania nënshkruan memorandum për zhvillimin e konsultimeve politike
Në takim u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, me çka krijohet kornizë shtesë institucionale për thellimin e dialogut politik dhe komunikimit të rregullt ndërmjet dy vendeve
Maqedonia e Veriut dhe Jordania nënshkruan memorandum për zhvillimin e konsultimeve politike
Maqedonia e Veriut dhe Jordania nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e konsultimeve politike.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvilloi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ayman al-Safadi.

Sipas njoftimit të ministrisë, në takim u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, me çka krijohet kornizë shtesë institucionale për thellimin e dialogut politik dhe komunikimit të rregullt ndërmjet dy vendeve.

"Bashkëbiseduesit shprehën interes të ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe identifikimin e fushave të reja me interes të përbashkët", thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, u diskutua për mbështetjen dhe koordinimin e ndërsjellë në kuadër të organizatave shumëpalëshe si një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

"U shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me ç'rast u theksua rëndësia e diplomacisë, komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit në përballimin e sfidave të përbashkëta", thuhet në njoftim.