Policia ka nisur hetim për raportimet mbi djegien e një kopjeje të Kuranit, librit të shenjtë të muslimanëve, në Vilnius në fillim të këtij muaji, raportuan sot mediat lokale.
Policia lituaneze më 13 shtator ka pranuar një raportim nga një person që fliste anglisht, sipas të cilit një kopje e Kuranit po digjej në rrugën "Etmonu" numër 6, konfirmoi Departamenti i Policisë në Vilnius për transmetuesin LRT.
Sipas raportimit, policia ka nisur hetim për incidentin. Në rrjetet sociale është shpërndarë gjithashtu një videoklip që pretendohet se tregon aktin kundër Islamit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















