| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Arabia Saudite lançon "Exobot", automjetin e parë elektrik të markës saudite "Ceer"
Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman lançoi "Exobot", automjetin elektrik kryesor nga kompania kombëtare e automjeteve "Ceer".
Arabia Saudite lançon "Exobot", automjetin e parë elektrik të markës saudite "Ceer"
Arabia Saudite lançon "Exobot", automjetin e parë elektrik të markës saudite "Ceer"

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman sot lançoi "Exobot", automjetin elektrik kryesor nga kompania kombëtare e automjeteve "Ceer".

"Lançimi i automjeteve të para të 'Ceer' përfaqëson një hap tjetër përpara në përparimin e Arabisë Saudite për të ndërtuar një ekosistem industrial të qëndrueshëm dhe të begatë", tha Princi i Kurorës, Mohammed, gjatë ceremonisë së lançimit, njoftoi agjencia saudite e lajmeve. 

Modelet "sedan" dhe "SUV Exobot" janë pjesë e një portofoli të planifikuar prej shtatë automjetesh që kompania do të lançojë gjatë pesë viteve të ardhshme. Kompania do t'i prodhojë këto modele në kompleksin e prodhimit "Ceer", objekti më i madh i prodhimit të automobilave në Lindjen e Mesme.

Inxhinierët vendas i projektuan të dy automjetet për ta pasqyruar kulturën dhe peizazhin saudit, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të cilësisë.

"Ceer" parashikon që operacionet e saj do të kontribuojnë mbi 30 miliardë rialë sauditë (8 miliardë dollarë) në produktin e brendshëm bruto kombëtar dhe më shumë se 80 miliardë rialë (21 miliardë dollarë) në bilancin tregtar deri në vitin 2034.

Fondi i Investimeve Publike, i cili themeloi "Ceer"-in në vitin 2022 si markën e parë saudite të automjeteve, e nxit iniciativën për ta diversifikuar ekonominë kombëtare dhe për të krijuar vende pune me cilësi të lartë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë