Në Shqipëri është mbajtur sot një protestë e thirrur nga studentë dhe e mbështetur nga qytetarë, ndërkohë është shoqëruar edhe me tensione.
Protesta e mbajtur para selisë së Ministrisë së Arsimit u shoqërua me tensione, pas një grup i pjesëmarrësve në protestë kanë qëlluar me gurë, vezë dhe sende të tjera godinën e Ministrisë së Arsimit.
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë, ndërkohë janë shoqëruar edhe disa protestues.
Studentët thonë se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat sipas tyre nuk janë adresuar në dekadat e fundit.
Disa nga problematikat me të cilat studentët kanë pretenduar se përballen lidhen me kushtet në arsim, investimet e pamjaftueshme, kostot e larta të qirave, mungesën e konvikteve dhe kurrikulat që sipas tyre kanë mbetur të vjetruara.
Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.























