| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
INSTAT-i: Aksidentet rrugore në Shqipëri shënuan rritje gjatë periudhës janar–shtator
Në nëntë muaj janë regjistruar 1090 aksidente rrugore. Tirana dhe Durrësi mbajnë numrin më të lartë të aksidenteve gjatë këtyre nëntë muajve.
INSTAT-i: Aksidentet rrugore në Shqipëri shënuan rritje gjatë periudhës janar–shtator
INSTAT-i: Aksidentet rrugore në Shqipëri shënuan rritje gjatë periudhës janar–shtator. Foto: Policia Rrugore / FB

Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri është rritur me 6 për qind gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Gjatë këtyre nëntë muajve u shënuan 1090 aksidente rrugore, me pasoja 1508 të vdekur dhe të plagosur bashkë. 

Vetëm gjatë muajit shtator janë regjistruar 107 aksidente rrugore, me pasojë 130 persona të vrarë ose të plagosur.

Instituti tregon se 90,7 për qind e aksidenteve të regjistruara në shtator kanë ardhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 0–24 vjeç ka zënë peshën më të lartë në statistikat e aksidenteve, me 27,1 për qind të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.

Sa i përket shpërndarjes sipas ditëve të javës, e premtja rezulton dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 16,8 për qind, ndërsa e shtuna me numrin më të ulët, me 11,2 për qind.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 26,2 për qind e aksidenteve kanë ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, nga ora 19:00 deri në mesnatë.

Në nivel qarku, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e aksidenteve rrugore të regjistruara.

BURIMI:ATA