| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryeparlamentari turk Kurtulmus priti ministrin pa portofol të Maqedonisë së Veriut, Zejnulla
Kurtulmus tha se ruajtja e paqes, qetësisë dhe stabilitetit në Ballkan ka rëndësi të madhe për Türkiyen.
Kryeparlamentari turk Kurtulmus priti ministrin pa portofol të Maqedonisë së Veriut, Zejnulla
Kryeparlamentari turk Kurtulmus pret ministrin pa portofol të Maqedonisë së Veriut, Zejnulla / َAA

 Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Numan Kurtulmus priti në takim ministrin pa portofol të Maqedonisë së Veriut dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke, Zulfikar Zejnulla.

Sipas një njoftimi nga Kryesia e Kuvendit, Kurtulmus shprehu kënaqësinë që Zejnulla, pjesëtar i komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, ka marrë një detyrë të lartë në qeveri, ndërsa i uroi suksese në detyrën e re.

Kurtulmus tha se e vlerësojnë faktin që Zejnulla, pas marrjes së detyrës, po e realizon vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Türkiye. Ai shprehu kënaqësinë për nivelin aktual të marrëdhënieve mes parlamenteve të dy vendeve.

Duke theksuar se komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut shërben si një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe vëllazërisë mes dy vendeve, Kurtulmus tha se ruajtja e paqes, qetësisë dhe stabilitetit në Ballkan ka rëndësi të madhe për Türkiye.

Ai theksoi se Türkiye do të vazhdojë t'i mbështesë përpjekjet për zhvillimin e besimit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë