| Albanian
LINDJA E MESME
2 minuta leximi
Pjesëmarrja në zgjedhjet izraelite, më e larta që nga viti 1973
Pjesëmarrja e votuesve sot në zgjedhjet legjislative të Izraelit arriti në 44,9 për qind deri në orën 14:00, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 1973.
Pjesëmarrja në zgjedhjet izraelite, më e larta që nga viti 1973
Pjesëmarrja në zgjedhjet izraelite, më e larta që nga viti 1973

Pjesëmarrja e votuesve sot në zgjedhjet legjislative të Izraelit arriti në 44,9 për qind deri në orën 14:00, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 1973, sipas Komitetit Qendror të Zgjedhjeve.

Më shumë se 3,29 milionë votues kanë hedhur votat e tyre në mbarë vendin, tha Din Livneh, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të komisionit, në deklaratat e përcjella nga gazeta "Yedioth Ahronoth".

"Ne kemi thyer të gjitha rekordet e regjistruara nga Komisioni Zgjedhor që nga viti 1973", tha Livneh duke shtuar se “Nuk ka pasur të dhëna të tilla”. Më herët, Komiteti Zgjedhor tha se 2,39 milionë izraelitë kishin hedhur votat e tyre deri në mesditë me orën lokale, një rritje prej më shumë se 3 pikë përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Ministri ekstremist i Financave, Bezalel Smotrich, ia atribuoi pjesëmarrjen e lartë pjesëmarrjes jashtëzakonisht të fortë midis votuesve arabë dhe në bastionet e krahut të majtë. Mbi 7,3 milionë izraelitë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e së martës për t'i zgjedhur anëtarët e Parlamentit (Knessetit) prej 120 vendesh.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit me orën lokale dhe janë planifikuar të mbyllen në orën 22:00. Këto janë zgjedhjet e para të përgjithshme në Izrael që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës në tetor 2023.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë