| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Lojërat Mesdhetare rikthehen në Itali për edicionin e 20-të me atletë nga 26 vende
Gara në 30 sporte do të mbahen në të gjithë rajonin jugor italian të Pulias, me atletët që qëndrojnë në bordin e anijeve turistike.
Lojërat Mesdhetare rikthehen në Itali për edicionin e 20-të me atletë nga 26 vende
Lojërat Mesdhetare nisin të premten në Taranto të Italisë

Të premten në Taranto të Italisë jugore do të hapen Lojërat e 20-ta Mesdhetare, ku do të mblidhen sportistë nga vendet e rajonit të Mesdheut.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet të premten në orën 20:00 sipas kohës lokale në stadiumin Erasmo Iacovone.

Garat do të zhvillohen në stadiume dhe ambiente sportive në Taranto dhe në rajonin përreth të Pulias.

Për aktivitetin janë rinovuar disa ambiente sportive ekzistuese, ndërsa janë ndërtuar edhe ambiente të reja që plotësojnë standardet ndërkombëtare.

Sportistët do të qëndrojnë në anije turistike

Në vend të një fshati tradicional olimpik, pjesëmarrësit do të qëndrojnë në dy anije turistike, Aroya dhe Romanika, të cilat do të ankorohen në Bazën Detare Mar Grande në Taranto.

Në Lojëra do të zhvillohen gara në 30 sporte, përfshirë atletikën, notin, futbollin, mundjen, boksin, gjimnastikën, çiklizmin, skermën, xhudon, karatenë, kanotazhin, lundrimin, tenisin, volejbollin, vaterpolon dhe basketbollin 3x3.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë