| Albanian
TÜRKİYE
4 minuta leximi
Nis edicioni i festivalit TEKNOFEST Southeast në Sanliurfa të Türkiyes
Festivali pesëditor i aviacionit, i hapësirës dhe i teknologjisë do të përfshijë shfaqje ajrore, gara teknologjike, ekspozita dhe aktivitete edukative. Në garat teknologjike kanë aplikuar mbi 1,6 milionë pjesëmarrës nga 99 shtete.
Nis edicioni i festivalit TEKNOFEST Southeast në Sanliurfa të Türkiyes
Nis edicioni i festivalit TEKNOFEST Southeast në Sanliurfa të Türkiyes / َAA

Festivali më i madh në botë i aviacionit, i hapësirës dhe i teknologjisë, TEKNOFEST, do t’i hapë dyert për vizitorët të mërkurën në Aeroportin GAP të Sanliurfës, në Türkiye, me emrin TEKNOFEST Southeast.

Ngjarja pesëditore, e cila do të zgjasë nga 30 shtatori deri më 4 tetor, pritet të përfshijë shfaqje ajrore, gara teknologjike, ekspozita dhe aktivitete edukative.

Që nga organizimi i parë, festivali ka mirëpritur afro 12 milionë vizitorë. Ai organizohet nën udhëheqjen e Ministrisë turke të Industrisë dhe të Teknologjisë, Fondacionit T3 dhe kompanisë për Inxhinieri dhe Tregti të Teknologjive të Mbrojtjes (STM).

Festivali do të shtrihet në një sipërfaqe prej 191 mijë metrash katrorë në Aeroportin GAP të Shanliurfës.

Shfaqje ajrore, ekspozita dhe aktivitete për të gjitha moshat

TEKNOFEST Southeast do të ofrojë aktivitete për vizitorët e të gjitha moshave gjatë pesë ditëve të festivalit.

Në program janë paraparë shfaqje ajrore nga platformat kryesore të aviacionit dhe mbrojtjes së Türkiyes, përfshirë SOLOTÜRK dhe Yjet Turke, si dhe aeroplanë luftarakë.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin nga afër edhe helikopterët ATAK, HÜRKUŞ, ANKA, Bayraktar TB2, Bayraktar TB3 dhe Bayraktar AKINCI, krahas automjeteve tokësore dhe detare.

Programi do të përfshijë koncerte, performanca skenike, ekspozita, punëtori edukative, zona simulimi, planetarium, shfaqje shkencore, tunelin kohor të TEKNOFEST-it, ekspozita të automjeteve tokësore, detare dhe ajrore të zhvilluara në vend, panaire tregtare dhe përvoja të veçanta të fluturimit të parë për nxënësit.

Mbi 1,6 milionë aplikues nga 99 shtete

TEKNOFEST Southeast do të përfshijë gara teknologjike që synojnë të mbështesin zhvillimin teknologjik në fusha kritike. Ekipet që kalojnë fazat paraprake do të përfitojnë mbështetje financiare dhe forma të tjera ndihme.

Në garat teknologjike të këtij edicioni kanë aplikuar mbi 1,6 milionë pjesëmarrës dhe qindra mijëra ekipe. Nga më shumë se 730 mijë ekipe aplikuese, 2 mijë kanë arritur në fazën finale.

Pjesëmarrësit e suksesshëm do të përfitojnë mbështetje në vlerë të përgjithshme prej mbi 100 milionë lirash turke.

Aplikimet për garat teknologjike të këtij viti kanë ardhur nga 99 shtete, përfshirë ShBA-në, Francën, Kinën dhe Japoninë.

Këtë vit janë shtuar 11 kategori të reja, ndër të cilat 5G, Gara e Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë së Mençur Rrugore, Gara e Aplikimeve Teknologjike në Luftën kundër Varësive dhe Gara e Luftës Elektronike.

Finalet e 14 garave teknologjike do të mbahen në Shanliurfa

Në kuadër të TEKNOFEST Southeast, në Sanliurfa do të mbahen finalet e garave teknologjike në 14 kategori.

Këto përfshijnë Garën e Aplikimeve Teknologjike në Luftën kundër Varësive, të organizuar nga Shoqata Turke e Gjysmëhënës së Gjelbër; Garën e Blockchain-it, të organizuar nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Türkiyes (TÜBİTAK); Garën e Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore “Kupola e Çeliktë” dhe Garën e Terminaleve Mobile Satelitore, të organizuara nga ASELSAN.

Në program janë edhe Gara e Teknologjive Financiare, në bashkëpunim me Takasbank dhe Bankën Qendrore të Republikës së Türkiyes; Gara HackMasters Southeast, e organizuar nga Presidenca e Sigurisë Kibernetike; Gara Ndërkombëtare e Shpikjeve ISIF, e organizuar nga Zyra Turke e Patentave dhe Markave Tregtare; si dhe Gara e Teknologjive Minerare, e organizuar nga Turkish Gold Inc.

Gjithashtu, do të mbahen Gara e Arkitekturës dhe Dizajnit Vizual, e organizuar nga Fondacioni KUME; Gara 3T në Onkologji, e organizuar nga Cansagligi; Gara e Teknologjive Bujqësore, e organizuar nga Bilişim Vadisi dhe TUME; Kampionati i Dronëve TEKNOFEST dhe Kupa Botërore e Dronëve, të organizuara nga STM; si dhe Gara TEKNOFEST Robolig, e organizuar nga Fondacioni T3.

Hyrja në TEKNOFEST Southeast është falas, por vizitorët duhet të regjistrohen paraprakisht në internet për të hyrë në hapësirën e festivalit.

Hyrja dhe dalja e vizitorëve do të mundësohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 19:00, sipas kohës lokale.

Organizatorët rekomandojnë përdorimin e transportit publik për të arritur më shpejt dhe më lehtë në hapësirën ku do të mbahet festivali.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye planifikon ta arkivojë në formë digjitale muzikën turke shekullore
Kryediplomati turk takon në Ankara kryeministrin e landit gjerman North Rhine-Westphalia
Fidan diskuton në Abu Dhabi marrëdhëniet Türkiye-EBA dhe zhvillimet rajonale
Fidan: Türkiye mbrojti dialogun mbi konfliktin dhe diplomacinë mbi krizën në Asamblenë e OKB-së
Kompania turke "Roketsan" synon qasje të pavarur të Türkiyes në hapësirë
Erdoğan dhe homologu indonezian diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Zbulohen enë luksoze 2.100-vjeçare nga një anije e fundosur pranë Türkiyes
Türkiye mirëpret pranimin e statusit të vëzhguesit në Konferencën Ibero-Amerikane
Motoçiklistët turq nisin një udhëtim prej 7.000 km për të kryer Umren në Arabinë Saudite
Gjenden dy trupa në tragetin e fundosur pranë Qipros Veriore
Türkiye dënon ashpër hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa
Türkiye do të presë konferencën globale për sigurinë kibernetike
Fidan: Türkiye do të vazhdojë përpjekjet për një "rend ndërkombëtar më të drejtë"
Ministri i Jashtëm turk nesër për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe
Fidan: Türkiye promovoi dialogun mbi konfliktin dhe diplomacinë mbi krizën në OKB
Kapadokya, të pasionuarit pas Mesjetës gjejnë "botën e tyre"
Ujëvara Okçular tërheq vëmendje me strukturën e saj në formë shkallësh
Presidenti Erdoğan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në sallat e gjyqit, jo në foltoren e OKB-së
Zhytësja që mban rekord botëror zhytet me breshkën e detit për të promovuar mbrojtjen e deteve
Fidan takohet në Nju Jork me homologët nga Venezuela, El Salvadori dhe Guinea-Bisau