| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon ashpër hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa
Ministria e Jashtme i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë masa parandaluese ndaj praktikave izraelite që shkelin statusin historik dhe ligjor të xhamisë.
Türkiye dënon ashpër hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa
Türkiye dënon ashpër hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Türkiye të dielën dënoi ashpër hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa në Kuds nën mbrojtjen e forcave të pushtimit izraelit, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë masa parandaluese ndaj Izraelit.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqet të përshkallëzojë më tej tensionet rajonale dhe, përmes shkeljeve dhe provokimeve ndaj vendeve të shenjta myslimane, të minojë përpjekjet për promovimin e paqes dhe stabilitetit.

“Është e qartë se qeveria Netanyahu synon të nxisë më tej tensionet në rajon dhe të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet përmes shkeljeve dhe provokimeve të saj që shënjestrojnë vendet e shenjta myslimane”, tha ministria.

Ankaraja gjithashtu përsëriti thirrjen ndaj komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa parandaluese ndaj praktikave izraelite që shkelin statusin historik dhe ligjor të Xhamisë Al-Aksa.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë