| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan telefonatë me homologun nga EBA-ja, riafirmon mbështetjen e Türkiyes mes tensioneve rajonale
Gjatë bisedës, Erdoğan ka thënë se Türkiye i kushton rëndësi forcimit të bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe në disa fusha, veçanërisht në tregti, energji dhe siguri.
Erdoğan telefonatë me homologun nga EBA-ja, riafirmon mbështetjen e Türkiyes mes tensioneve rajonale
Erdoğan telefonatë me homologun nga EBA-ja, riafirmon mbështetjen e Türkiyes mes tensioneve rajonale / TRT Balkan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka riafirmuar sot mbështetjen e plotë të Ankarasë për sovranitetin dhe sigurinë e Emirateve të Bashkuara Arabe në një bisedë telefonike me presidentin e EBA-së, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në mes të tensioneve rajonale.

Erdoğani gjithashtu ka shprehur urime për rikuperim të shpejtë nga dëmet e shkaktuara nga konflikti në rajon, ndërsa të dy liderët kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes në platformën sociale turke NSosyal.

Gjatë bisedës, Erdoğan ka thënë se Türkiye i kushton rëndësi forcimit të bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe në disa fusha, veçanërisht në tregti, energji dhe siguri.

Duke iu referuar konfliktit ShBA-Iran, Erdoğani i ka cilësuar zhvillimet në rajon si të dhimbshme dhe ka thënë se Türkiye po i vazhdon kontaktet diplomatike me vendet përkatëse për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ai gjithashtu ka theksuar se nevojitet më shumë dialog dhe bashkëpunim për të adresuar sfidat e sigurisë në rajon.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë