| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk dhe ai iranian shqyrtojnë gjendjen e bisedimeve ShBA-Iran
Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, dy ministrat diskutuan fazën aktuale të negociatave midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Kryediplomati turk dhe ai iranian shqyrtojnë gjendjen e bisedimeve ShBA-Iran
Kryediplomati turk dhe ai iranian shqyrtojnë gjendjen e bisedimeve ShBA-Iran / TRT Balkan

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, për ta shqyrtuar gjendjen e bisedimeve ShBA-Iran. 

Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, dy ministrat diskutuan fazën aktuale të negociatave midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Më herët, Irani njoftoi se po vazhdon ende shqyrtimin e një propozimi amerikan që synon t’i japë fund konfliktit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim se Teherani po vazhdon vlerësimin e propozimit dhe do ta bëjë të ditur qëndrimin përfundimtar pasi të përfundojë procesi i shqyrtimit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë