| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Irani paralajmëron shtetet e Gjirit, ndihma për ShBA-në do të konsiderohet pjesëmarrje në agresion
Shefi i Shtabit të Iranit tha se vendet në brigjet jugore të Gjirit që kanë deklaruar publikisht se nuk do të lejojnë Uashingtonin të përdorë territorin e tyre kundër Iranit “duhet ta dinë se asgjë nuk i shpëton vëmendjes sonë”.
Irani paralajmëron shtetet e Gjirit, ndihma për ShBA-në do të konsiderohet pjesëmarrje në agresion
Irani paralajmëron shtetet e Gjirit, ndihma për ShBA-në do të konsiderohet pjesëmarrje në agresion

Shefi i Shtabit të Iranit, gjeneralmajor Ali Abdollahi paralajmëroi të mërkurën shtetet e Gjirit kundër ofrimit të ndihmës për ushtrinë amerikane mes tensioneve të rritura rajonale.

Në një postim në platformën X, Abdollahi tha se vendet në brigjet jugore të Gjirit që kanë deklaruar publikisht se nuk do të lejojnë Uashingtonin të përdorë territorin e tyre kundër Iranit “duhet ta dinë se asgjë nuk i shpëton vëmendjes sonë”.

Ai tha se prania e një numri të madh avionësh ushtarakë amerikanë, veçanërisht e avionëve cisterna për furnizim me karburant në ajër, në bazat anembanë rajonit nuk ka gjasa të ndodhë pa dijeninë e vendeve pritëse.

“Ne paralajmërojmë se çdo ndihmë apo lehtësim i ofruar për ushtrinë agresore amerikane do të konsiderohet pjesëmarrje së bashku me forcat amerikane”, tha Abdollahi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë