| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Ylli turk Arda Guler zgjat kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032
"Real Madrid CF dhe Arda Guler kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës së lojtarit tonë, gjë që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2032", thuhet në deklaratën e klubit.
Ylli turk Arda Guler zgjat kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032
Ylli turk Arda Guler zgjat kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032 / TRT Balkan AL

Real Madridi njoftoi të mërkurën se futbollisti turk Arda Guler ka nënshkruar një zgjatje të kontratës, e cila do ta mbajë atë në klubin spanjoll deri më 30 qershor 2032. 

"Real Madrid CF dhe Arda Guler kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës së lojtarit tonë, gjë që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2032", thuhet në deklaratën e klubit.

Mesfushori sulmues 21-vjeçar iu bashkua Real Madridit nga Fenerbahçe në korrik të vitit 2023, kur ishte 18-vjeç.

Që nga mbërritja e tij, Guler ka regjistruar 126 paraqitje, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 32 asiste në të gjitha kompeticionet.

Mesfushori turk ka shënuar katër gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 14 paraqitje këtë sezon, përfshirë tre gola dhe katër asiste në 12 ndeshje të La Ligës.

Guler ka fituar pesë trofe me gjigantin spanjoll, duke përfshirë Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, Superkupën e UEFA-s, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.

Ai gjithashtu ka regjistruar 38 paraqitje për kombëtaren e Turqisë.

Në shtator, Guler mori çmimin "Lojtari që ka shpërthyer" (Breakthrough Player) për paraqitjet e tij në sezonin 2025-26 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë