Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Shenzhen të Kinës për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ku është planifikuar të zhvillojë bisedime trepalëshe me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin kinez, Xi Jinping.
Avioni i liderit rus u ul të martën në aeroportin Bao’an, ndërsa mbërritja e tij u transmetua drejtpërdrejt në televizionin rus.
Vizita, e cila do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten, do të shënojë takimin e parë trepalësh mes tre liderëve.
Këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, i cilësoi bisedimet si shumë simbolike, duke iu referuar bashkëpunimit të vendeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të mëvonshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Kremlini po synon gjithashtu arritjen e një komunikate të përbashkët pas takimit.























