| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Forcat greke dhe izraelite zhvillojnë stërvitje të përbashkët për furnizim me karburant në ajër
Avionët luftarakë grekë stërviten së bashku me një avion cisternë Boeing 707 të Izraelit për të ruajtur aftësitë e ekuipazheve në procedurat e furnizimit me karburant ajër-ajër.
Forcat greke dhe izraelite zhvillojnë stërvitje të përbashkët për furnizim me karburant në ajër
Forcat greke dhe izraelite zhvillojnë stërvitje të përbashkët për furnizim me karburant në ajër/ AA / َAA

Forcat ajrore greke dhe izraelite zhvilluan një stërvitje të përbashkët për furnizim me karburant në ajër, njoftuan Forcat Ajrore Greke.

Avionët luftarakë grekë morën pjesë në stërvitje së bashku me një avion cisternë Boeing 707 të Skuadronit të 120-të të Forcave Ajrore Izraelite, njoftuan Forcat Ajrore Greke në një deklaratë.

Stërvitja kishte për qëllim trajnimin e ekuipazheve ajrore dhe ruajtjen e aftësive të tyre në zbatimin e procedurave të furnizimit me karburant ajër-ajër, thuhet në deklaratë.