Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm dhe një shkëmbim të madh të të burgosurve, duke e cilësuar këtë si një hap të mundshëm drejt përfundimit të luftës në vazhdim.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të ketë një armëpushim treditor (9, 10 dhe 11 maj) në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi Trump në platformën Truth Social.
Sipas presidentit Trump, armëpushimi do të përfshijë “pezullimin e të gjitha aktiviteteve luftarake” dhe një shkëmbim reciprok prej 1.000 të burgosurish nga secila palë.
“Kjo kërkesë u bë drejtpërdrejt nga unë dhe e vlerësoj shumë pranimin e saj nga presidenti Vlladimir Putin dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër.
Bisedimet për përfundimin e këtij konflikti madhor, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, po vazhdojnë dhe ne po afrohemi gjithnjë e më shumë çdo ditë”, tha ai.






















