| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria bëhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale
UNESCO-ja i beson Shqipërisë një mandat katërvjeçar në Komitetin për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Shqipëria bëhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale
Shqipëria bëhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale / AA

Shqipëria është zgjedhur të mërkurën anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, bëri të ditur se zgjedhja përbën një vlerësim të angazhimit të përpjekjeve të Shqipërisë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore.

Ministri theksoi se Shqipëria ka kontribuar në mbrojtjen e trashëgimisë jomateriale dhe është krenare për elementët e saj të regjistruar në listat e UNESCO-s, si iso-polifonia shqiptare, xhubleta, vallja e Tropojës dhe tradita e Transhumancës.

Hoxha falënderoi shtetet anëtare të UNESCO-s për mbështetjen, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të punojë ngushtë me të gjithë partnerët në avancimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale si një burim identiteti, diversiteti, dialogu dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë