| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për t'i siguruar furnizimet me plehra minerale
Ministri turk theksoi se memorandumi i mirëkuptimit me Rusinë do t'i sigurojë më tej furnizimet e Türkiyes me plehra dhe lëndë të para për prodhimin e tyre.
Türkiye dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për t'i siguruar furnizimet me plehra minerale
Türkiye dhe Rusia nënshkruajnë memorandum për t'i siguruar furnizimet me plehra minerale/ AA

Ministri turk i Bujqësisë dhe i Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, ka bërë të ditur se Türkiye dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për furnizimin me plehra minerale, me qëllim forcimin e qasjes së Türkiyes në plehra dhe lëndët e para përkatëse.

“Po rrisim diversitetin e burimeve tona përballë rreziqeve të mundshme për furnizimin me plehra, të shkaktuara nga luftërat dhe konfliktet në rajonin tonë”, tha Yumakli në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Ministri turk theksoi se memorandumi i mirëkuptimit me Rusinë do t'i sigurojë më tej furnizimet e Türkiyes me plehra dhe lëndë të para për prodhimin e tyre.

Yumakli tha se Türkiye po ndërmerr hapa strategjikë për të siguruar qasje të pandërprerë dhe të qëndrueshme të fermerëve në inputet bujqësore, në përputhje me objektivat e planifikuara të prodhimit të vendit.

Ai shtoi se marrëveshja do ta mbështesë prodhimin bujqësor dhe do të kontribuojë në furnizimin e pandërprerë të tregut me produkte.