| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
OKB-ja i bën thirrje Izraelit t'i japë fund ngacmimeve, frikësimit dhe ndalimit të civilëve në Siri
Zyra iu referua monitorimit të burimeve të hapura, sipas të cilit vetëm gjatë muajit shtator u regjistruan rreth 280 incidente përfshinin inkursione të armatosura izraelite në Siri.
OKB-ja i bën thirrje Izraelit t'i japë fund ngacmimeve, frikësimit dhe ndalimit të civilëve në Siri
OKB-ja i bën thirrje Izraelit t'i japë fund ngacmimeve, frikësimit dhe ndalimit të civilëve në Siri./ AA

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite që t’u japin fund veprimeve që ngacmojnë ose frikësojnë civilët në jug të Sirisë, përfshirë bastisjet ushtarake, kufizimet e lëvizjes, ndalimet dhe shkatërrimin e të mbjellave.

Zyra iu referua monitorimit të burimeve të hapura, sipas të cilit vetëm gjatë muajit shtator u regjistruan rreth 280 incidente përfshinin inkursione të armatosura izraelite në Siri, shifra më e lartë mujore që nga fillimi i vitit. Sipas informacioneve të marra nga zyra, 49 sirianë vazhdojnë të mbahen në paraburgim izraelit, megjithëse ajo theksoi se nuk e kishte verifikuar në mënyrë të pavarur numrin e përgjithshëm aktual të të ndaluarve.

Të ndaluarit e liruar dhe burime të tjera kanë raportuar torturë dhe keqtrajtim, përfshirë rrahje, qëndrim të detyruar në këmbë për periudha të gjata dhe kërcënime ndaj të ndaluarve dhe familjeve të tyre. “Autoritetet izraelite duhet t’u japin fund veprimeve që ngacmojnë ose frikësojnë civilët në fshatrat siriane, përfshirë bastisjet, kufizimet e lirisë së lëvizjes, ndalimet dhe shkatërrimin e të mbjellave”, u tha gazetarëve në Gjenevë, zëdhënësja Shabia Mantoo.

Ajo tha se shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, është i “shqetësuar për ndikimin e vazhdueshëm të operacioneve ushtarake izraelite mbi civilët në jug të Sirisë”. Zyra ka marrë raportime se forcat izraelite qëlluan dhe ndaluan përkohësisht një fermer me aftësi të kufizuara në Quneitra të mërkurën.

Sipas raportimeve, fermeri u mbajt i ndaluar ndërsa ishte duke gjakosur dhe u lirua pas një ore e gjysmë. Më pas, pjesëtarët e Mbrojtjes Civile Siriane e transportuan atë në Spitalin Al-Golan. Në një rast tjetër, një sirian 22-vjeçar raportohet se u vra nga forcat izraelite pranë Al-Hamidiyah të hënën, duke bërë që Turk të kërkojë një hetim të shpejtë dhe të paanshëm.

“Nuk ka të dhëna se janë qëlluar të shtëna paralajmëruese”, tha Mantoo. Zyra theksoi se të gjitha ndalimet duhet të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se të drejtat themelore të personave të ndaluar duhet të respektohen.

“Asnjë person nuk mund të ndalohet pa një bazë të përshtatshme në të drejtën ndërkombëtare ndërsa garancitë e rëndësishme procedurale të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare e zbatueshme për të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare humanitare, të cilat mbrojnë çdo individ të marrë në paraburgim, duhet të respektohen plotësisht”, tha Mantoo.

“Të gjithë të ndaluarit duhet të trajtohen në mënyrë që të respektohen dinjiteti dhe të drejtat e tyre të njeriut”, shtoi ajo.

Eksploro
Gjashtë vende evropiane, Kanadaja dhe Japonia kundërshtojnë sanksionet amerikane ndaj GJNP-së
Moti i keq shkatërron një shkollë në Itali, disa persona pësojnë lëndime
Artileria dhe sulmet ajrore izraelite shënjestrojnë Libanin jugor pavarësisht marrëveshjes kornizë
Irani godet një anije me gaz të lëngshëm nafte në Ngushticën e Hormuzit
Çmimin Nobel për Paqen e mori gjykatësja nga Afrika që e konstatoi gjenocidin e Izraelit në Gaza
Mbi 100 punonjës të arsimit janë lënduar gjatë protestave të nxënësve në Francë
BE-ja mund të përballet me mungesë të mundshme të gazit ndërsa afrohet dimri
Etiopia letër OKB-së: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrohemi nga Eritrea
Sulmet e natës në Rusi dhe Ukrainë lënë 4 të vrarë dhe 21 të plagosur
Guvernatori i Pensilvanisë: Shpresoj që Netanyahu të humbasë zgjedhjet e ardhshme në Izrael
ShBA-ja vendos sanksione ndaj 17 anijeve të lidhura me "flotën në hije" të Iranit
Forcat qeveritare të Jemenit: 1.370 luftëtarë Huthi të "neutralizuar" në 1.729 sulme
Skulptura e Trumpit në Parlamentin Evropian shkakton polemika
UKMTO-ja: Tanker nafte bruto goditet nga predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit
ShBA-ja ngre akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturim të amerikanëve
Presidenti i Gjermanisë vizitë në Francë: Berlini do të mbetet i përkushtuar ndaj Evropës
Zelenskyy: Ekipi negociator i Ukrainës do ta vizitojë ShBA-në në dy ditët e ardhshme për bisedime
Presidenti iranian: Irani nuk mund të izolohet lehtësisht falë lidhjeve të forta me fqinjët
Rubio: ShBA do t'i vazhdojë përpjekjet në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje Rusi-Ukrainë
Qyteti belg Liege ndalon grumbullimet e më shumë se tre personave mes protestave të studentëve