| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
OKB-ja kërkon hetim për sulmin ndaj fotografes së Washington Post nga kolonët izraelitë
Fotoreporterja amerikane Heidi Levine, 63 vjeçe, e cila punon për The Washington Post, raportohet se është shtruar në spital pasi u sulmua dhe u rrah rëndë nga kolonët izraelitë pranë Ramallahut, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
OKB-ja kërkon hetim për sulmin ndaj fotografes së Washington Post nga kolonët izraelitë
OKB-ja kërkon hetim për sulmin ndaj fotografes së Washington Post nga kolonët izraelitë

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë thirrje për një hetim të plotë lidhur me sulmin ndaj fotoreportes së Washington Post, Heidi Levine, nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke theksuar se gazetarët duhet të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre pa u ngacmuar.

“Jemi në dijeni të gjendjes së saj dhe, padyshim, ky është një tjetër rast kur është shkelur e drejta e një gazetari për t’i kryer detyrat e tij pa u ngacmuar”, u tha gazetarëve Farhan Haq, zëdhënësi i zv/sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Duam të sigurohemi që kjo çështje të hetohet plotësisht dhe që të parandalohet çdo ngacmim i mëtejshëm ndaj gazetarëve”, shtoi ai.

Deklaratat erdhën pasi gazeta Washington Post dënoi sulmin ndaj Levine, ndërsa ajo po raportonte nga Bregu Perëndimor i pushtuar.

“Këtë mëngjes, fotografja e Washington Post, Heidi Levine, u sulmua nga kolonët izraelitë teksa po raportonte në Bregun Perëndimor”, tha më herët në një deklaratë kryeredaktori ekzekutiv i gazetës, Matt Murray.

“Ajo mbante shenja të dukshme që e identifikonin qartë si gazetare”, shtoi Murray.

I pyetur se çfarë masash po merr OKB-ja për t'i mbrojtur gazetarët në kushtet e vazhdimit të dhunës nga kolonët në Bregun Perëndimor të pushtuar, Haq tha se organizata e ngre këtë çështje pranë shteteve anëtare dhe vepron përmes organeve të saj për të drejtat e njeriut dhe agjencive të specializuara.

“U bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare të respektojnë të drejtat e gazetarëve”, tha ai.

Haq gjithashtu theksoi punën e organeve të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), e cila luan një rol udhëheqës në promovimin e të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Problemet teknike në rrjetin e trafikut ajror në Itali shkaktojnë vonesa dhe anulime fluturimesh
Belgjika do t'i dorëzojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit
Kolumbia tërhiqet nga Grupi i Hagës, ministri i jashtëm kundërshton qasjen ndaj Izraelit
Zelenskyy kërkon më shumë avionë F-16 dhe mbështetje të mbrojtjes ajrore
ShBA, tre fëmijë dhe një mësues në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi i armatosur në një shkollë
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit
Aeroporti i Frankfurtit po përballet me mungesë të kerozinës për avionë
Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 17 nxënës
Gjermania ndalon konsumimin e alkoolit nëpër stacionet hekurudhore
Rusia godet portin Izmail të Ukrainës dhe dy anije mallrash
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti dhe çmimet e naftës do të bien
Putini kërkon përmirësimin e të gjithë komponentëve të sistemit të sigurisë digjitale të Rusisë
BE për protestën në Tiranë: Të gjitha palët të ulin tensionet, zgjidhja është dialogu
Rrëzohet një avion i vogël në ShBA, humbin jetën 6 persona përfshirë një fëmijë
Presidenti francez pranon shqetësimet e të rinjve mes protestave në shkollat ​​e mesme
Gjermania i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet në Detin e Zi që kërcënojnë furnizimet me drithëra
Ushtria izraelite qëllon mbi një autobot uji në jug të Sirisë dhe i dëbon barinjtë
Kolumbia hap ambasadën në Kuds, pavarësisht statusit të diskutueshëm ndërkombëtar të qytetit
FMN-ja dhe Banka Botërore prezantojnë kornizë për luftimin e mashtrimeve financiare digjitale
Spanja planifikon të blejë 15 avionë të tjerë stërvitorë turq "Hurjet"