Forcat ruse goditën gjatë natës portin Izmail të Ukrainës dhe dy anije me mallra të thata që dyshohet se transportonin furnizime ushtarake në portin ukrainas të Odesas, tha të enjten Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në një deklaratë, ministria tha se forcat ruse vazhduan sulmet me dronë gjatë natës ndaj objekteve dhe anijeve të portit ukrainas.
“Gjatë natës, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse vazhduan të nisin sulmet me dronë kundër infrastrukturës portuale të Ukrainës dhe anijeve detare të përdorura nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Sulmi në rajonin e Odesas goditi infrastrukturën portuale në Izmail, objekte të përdorura për shkarkimin dhe ruajtjen e ngarkesave ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë, të destinuara për të furnizuar Forcat e Armatosura të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Ministria nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me identitetin e anijeve, shkallën e dëmtimit apo nëse pati viktima.




























