| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Ushtria jemenase ndërmerr sulme ajrore ndaj raketahedhësve dhe depove të armëve të Huthive në Taiz
Televizioni shtetëror jemenas raportoi se sulmet goditën disa pozicione të Huthive, përfshirë lançues raketash, radarë, sisteme ushtarake të komunikimit dhe depo armësh në pjesët perëndimore, jugore dhe lindore të Taizit.
Ushtria jemenase ndërmerr sulme ajrore ndaj raketahedhësve dhe depove të armëve të Huthive në Taiz
Ushtria jemenase ndërmerr sulme ajrore ndaj raketahedhësve dhe depove të armëve të Huthive në Taiz

Ushtria jemenase ka kryer sot sulme ajrore ndaj raketahedhësve dhe depove të armëve të rebelëve Huthi në provincën Taiz, në jugperëndim të vendit, njoftoi televizioni shtetëror.

Kanali Satelitor i Jemenit raportoi se sulmet goditën disa pozicione të Huthive, përfshirë lançues raketash, radarë, sisteme ushtarake të komunikimit dhe depo armësh në pjesët perëndimore, jugore dhe lindore të Taizit.

Huthit nuk e kanë komentuar menjëherë raportimin.

Në Taiz, përshkallëzimi i luftimeve është rritur që nga korriku, në kuadër të përleshjeve mes forcave qeveritare, të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe luftëtarëve Huthi.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që prej vitit 2014, kur Huthit e morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të disa provincave të tjera, duke nxitur ndërhyrjen e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite në mars të vitit 2015, në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Huthit e kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit verior dhe perëndimor, ndërsa forcat qeveritare dhe aleatët e tyre e mbajnë nën kontroll Adenin dhe pjesë të mëdha të provincave jugore dhe lindore të vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë