| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rama: I gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë
"Përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin", është shprehur kryeministri Rama.
Rama: I gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë
Dogana e Shqipërisë: Bllokim treditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, BeH-së dhe Serbisë / Reuters
13 Prill 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke theksuar se shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me fituesin e zgjedhjeve, kreun e partisë Tisza, Peter Magyar.

Në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se ka qenë një kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojë me kryeministrin në largim, Viktor Orban, dhe sipas tij të dëshmojë nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë.

"I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij", ka shtuar Rama.

"Përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona", është shprehur Rama.

Partia opozitare Tisza në Hungari fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe është projektuar t’i marrë dy të tretat e ulëseve në Parlamentin e Hungarisë të përbërë nga 199 deputetë. Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet në Hungari, duke i dhënë fund pushtetit të tij 16-vjeçar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës
Presidentja sllovene: Në Gaza po ndodh gjenocid, të hiqet vetoja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision stabilizues në Gaza
Kryeministri serb Gjuro Macut vlerëson marrëdhëniet Türkiye-Serbi
Kuvendi i Kosovës miraton Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Gashi: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj procesit të anëtarësimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Damka: Türkiye ka rol konstruktiv në Ballkan
Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk: Avancojmë marrëdhëniet shqiptaro-turke
Maqedonci-Nufi: Shqipëria qëndron me Kosovën në rrugëtimin e saj që nga çlirimi dhe pavarësia
Shqipëria dhe Kosova do të konkurrojnë për të dytin vit në olimpiadën e përbashkët të gjuhës shqipe
Zv.kryeministri i Malit të Zi takon kryediplomaten palestineze në Forumin e Diplomacisë së Antalyas
Shqipëria mirëpret armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit
Shqipëri, fillon festivali i xhazit, performojnë artistë nga Türkiye
Kurti: Kosova është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin ekonomik me Belgjikën
Prevot: Tani është koha që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës
Rama dhe Meloni takohen në Romë, në fokus bashkëpunimi rajonal dhe evropian
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi shkëlqen me medaljen e artë në Kampionat Evropian
Presidenti i UEFA-s në Shkup, kreu i FFM-së e cilëson nxitje për futbollin maqedonas
Shkup, mbahet paneli "Sulltani i Poetëve Baki"
Erdoğan priti në takim presidenten e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova