| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Mbi 1 mijë artistë kërkojnë bojkotimin e Eurovizionit shkaku i pjesëmarrjes së Izraelit
Muzikantët kritikojnë Bashkimin e Transmetuesve Evropian për "hipokrizinë," duke e lejuar Izraelin të garojë ndërkohë që Rusia është pezulluar që nga viti 2022.
Mbi 1 mijë artistë kërkojnë bojkotimin e Eurovizionit shkaku i pjesëmarrjes së Izraelit
Mbi 1 mijë artistë kërkojnë bojkotimin e Eurovizionit shkaku i pjesëmarrjes së Izraelit / TRT Balkan

Më shumë se 1.000 muzikantë dhe punonjës kulturorë nënshkruan një letër të hapur të martën, duke e kërkuar bojkotimin e Konkursit të Këngës së Eurovizionit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, sipas iniciativës që qëndron pas apelimit.

Letra, e organizuar nga grupi "No Music for Genocide" (Nuk ka Muzikë për Gjenocid), u bën thirrje artistëve, transmetuesve, anëtarëve të stafit dhe tifozëve që të tërhiqen nga mbështetja e konkursit derisa Bashkimi i Transmetuesve Evropian (EBU) ta përjashtojë transmetuesin publik të Izraelit, KAN.

Iniciativa kishte arritur më parë t'i bindte artistët që ta bllokonin muzikën e tyre në shërbimet e transmetimit në Izrael.

Në mesin e nënshkruesve janë artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Brian Eno, Massive Attack, Kneecap dhe Roger Waters, së bashku me fitues të mëparshëm të Eurovizionit si Emmelie de Forest dhe Charlie McGettigan.

Letra thotë se lejimi i Izraelit të garojë ndërkohë që Rusia mbetet e pezulluar nga konkursi për shkak të luftës së saj në Ukrainë në vitin 2022, ekspozon atë që nënshkruesit e cilësojnë si hipokrizi në politikat e EBU-së.

"Përgjigjet hipokrite të EBU-së ndaj krimeve të Rusisë dhe Izraelit kanë hequr çdo iluzion të 'neutralitetit' të pretenduar të Eurovizionit. Në vitin 2022, EBU-ja tha se pranimi i Rusisë do ta 'çonte konkurrimin në disreput,' thuhet në letër.

"Por, më shumë se 30 muaj gjenocidi në Gaza së bashku me pastrimin etnik dhe vjedhjen e tokës në Bregun Perëndimor të rrethuar nuk mjaftojnë për të aplikuar të njëjtën politikë ndaj Izraelit," shtohet më tej.

Artistët akuzuan EBU-në për minimin e neutralitetit të saj të pretenduar dhe bënë thirrje për figura të industrisë që të ndërmarrin një qëndrim, duke thënë se "heshtja pasive nuk është opsion."

Deklarata gjithashtu lavdëroi transmetuesit dhe konkurentët që sipas raportimeve janë tërhequr nga seleksionet kombëtare ose kanë refuzuar të marrin pjesë në shenjë proteste, duke përmendur organizata nga Spanja, Irlanda, Islanda, Sllovenia dhe Hollanda.

Konkursi i Këngës së Eurovizionit është planifikuar të zhvillohet në Austri midis 12 dhe 16 maj.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Belgjika nis plan katër vjeçar për rritjen e gatishmërisë së publikut për emergjenca
Protestë në Uashington për ndalimin nga ICE-ja të një lideri të komunitetit palestinez
Shefi i IEA-së: Kriza globale e energjisë do të riformësojë tregjet dhe do të thellojë rreziqet
Evropa shënoi numër rekord rastesh të kollës së mirë në vitin 2024
Kreu i gjyqësorit iranian: Mundësia që ShBA-ja dhe Izraeli të rifillojnë sulmet s’është e vogël
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin vdekjeprurës ndaj paqeruajtësve në Liban
Trumpi: Rikuperimi i uraniumit të pasuruar të Iranit do të jetë “i gjatë dhe i vështirë”
Presidenti iranian sinjalizon “mosbesim dhe sinjale kontradiktore” nga ShBA-ja
BE-ja propozon rifillimin e plotë të marrëveshjes së bashkëpunimit me Sirinë
Magyar: Hungaria do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet “sot” në Islamabad
Italia mund t’i riaktivizojë termocentralet me qymyr nëse çmimet e gazit rriten
Libani emëron ish-të dërguarin në ShBA për bisedimet me Izraelin
Pakistani përfundon përgatitjet e sigurisë për bisedime të reja ShBA-Iran
2 banorë të Gazës të vrarë nga zjarri izraelit, numri i të vdekurve arrin në 72.500
Sulmi kibernetik ka të ngjarë të ketë shkaktuar rrjedhje të madhe të të dhënave në faqen e interneti
Polonia kërkon llogaridhënie pasi ushtarët izraelitë "pranojnë krimet e luftës"
Spanja thotë se Izraeli po zbaton “strategjinë e Gazës” në Liban
Raporti: EBA-ja në bisedime me ShBA-në për linjë shkëmbimi valutor nëse lufta zgjatet
Irani do të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me ShBA-në