| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Mbahet edicioni i 38-të i Garës Ndërkontinentale të Notit në Bosfor
Në garën prej 6,5 kilometrash marrin pjesë 2.500 sportistë nga 64 vende.
Mbahet edicioni i 38-të i Garës Ndërkontinentale të Notit në Bosfor
Mbahet edicioni i 38-të i Garës Ndërkontinentale të Notit në Bosfor / َAA

Ka nisur edicioni i 38-të i Garës Ndërkontinentale të Notit në Bosfor, i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar i Türkiyes (TMOK).

Sportistët u mblodhën në Parkun Cemil Topuzlu në Kuruçesme, prej nga u transportuan drejt Skelës së Trageteve Kanlıca, pikënisja e garës.

Në aktivitet marrin pjesë 2.500 sportistë nga 64 vende, ndërsa startin e garës e dha ministri turk i Rinisë dhe Sporteve, Osman Askin Bak.

Me fillimin e garës, notarët nisën të përshkojnë itinerarin prej 6,5 kilometrash.

Notarët në solidaritet me Palestinën

Disa nga notarët pjesëmarrës në garë shprehën mbështetjen e tyre për Palestinën duke mbajtur flamuj palestinezë në traget.

Garuesit shkuan drejt pikës së nisjes duke mbajtur në duar flamujt e Palestinës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë