| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Ndeshja Kosovë - Izrael përfundon pa gola në “Fadil Vokrri”
Kosova ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta në Grupin G, të cilës i prin Austria me 8 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Irlanda me 5 pikë dhe në vendin e fundit Izraeli me vetëm 3 pikë.
Ndeshja Kosovë - Izrael përfundon pa gola në “Fadil Vokrri”
Ndeshja midis Kosovës dhe Izraelit përfundon pa gola në “Fadil Vokrri” / Anadolu Agency (Wire)

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit ka përfunduar me rezultat 0 me 0 në përballjen e parafundit në kuadër të Ligës së Kombeve, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” patën disa raste për të shënuar gjatë 90-minutave lojë, mirëpo nuk arritën të konkretizojnë.

Kombëtarja e Izraelit pati më pak raste në sulm dhe ishte e përqendruar më shumë në fazën defansive.

Kosova me pikën e fituar në Prishtinë tani ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta në Grupin G.

Në këtë grup prin Austria me 8 pikë. Në vendin e tretë Irlanda me 5 pikë dhe në vendin e fundit Izraeli me vetëm 3 pikë.

Ndeshjen e fundit të Grupit B të Ligës së Kombeve, Kosova do të zhvillojë kundër Irlandës, si mysafire, më 17 nëntor 2026.

Kosova e pati përkrahjen e madhe nga tribunat, ndërsa pati vërshëllima të shumta gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë