| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Von der Leyen u bën thirrje liderëve të BE-së për masa më të ashpra kundër migracionit të parregullt
Në një letër drejtuar udhëheqësve të të 27 vendeve anëtare përpara samitit të Këshillit Evropian të kësaj jave në Bruksel, Von der Leyen bëri thirrje për masa për t'u përgjigjur kur emigrimi përdoret si një mjet për të destabilizuar bllokun.
Von der Leyen u bën thirrje liderëve të BE-së për masa më të ashpra kundër migracionit të parregullt
Von der Leyen u bën thirrje liderëve të BE-së për masa më të ashpra kundër migracionit të parregullt

 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka kërkuar liderëve të BE-së që të miratojnë masa më të ashpra kundër emigrimit të parregullt, duke përfshirë një kuadër reagimi emergjent dhe kompetenca të zgjeruara për agjencinë kufitare të bllokut, raportoi të martën Politico. 

Në një letër drejtuar udhëheqësve të të 27 vendeve anëtare përpara samitit të Këshillit Evropian të kësaj jave në Bruksel, Von der Leyen bëri thirrje për masa për t'u përgjigjur kur emigrimi përdoret si një mjet për të destabilizuar bllokun.

“Ne duhet të parandalojmë kërcënime të tilla dhe të bëjmë të qartë se nuk do të komprometojmë kurrë mbrojtjen e kufijve tanë të jashtëm: asnjë aktor shtetëror apo joshtetëror nuk do të lejohet të shfrytëzojë rregullat apo vlerat tona për të destabilizuar Bashkimin”, shkroi ajo.

Propozimet e saj përfshijnë krijimin e një kuadri reagimi emergjent për rastet në të cilat migracioni përdoret si armë, zgjerimin e kompetencave të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex si dhe rritjes e shkallës së dëbimeve nga BE-ja.

Letra vjen pas një krize emigracioni në enklavën e Afrikës Veriore të Spanjës, Ceuta, gjatë verës, kur rreth 70.000 emigrantë mbërritën nga Maroku, sipas raportit.

Letra e Von der Leyen do të shërbejë si bazë për diskutimet mbi emigracionin të planifikuara për të premten, ditën e dytë të samitit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Zelenskyy: Ukraina nuk mori paralajmërim të hershëm nga partnerët për sulmet gjatë natës në Kiev
Emiri i Katarit bën thirrje për përgjegjësi për autorët e gjenocidit në Gaza
BE-ja dënon sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë bregdetit të Bullgarisë
Meta lançon modele të reja të inteligjencës artificiale për të konkurruar me OpenAI dhe Anthropic
Izraeli e cilëson Holandën “vatër antisemitizmi” pas ndalimit të tifozëve izraelitë të futbollit
Të paktën 5 të vdekur dhe 30 të plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në Pakistan
Arabia Saudite ka refuzuar ofertën e Izraelit për t'iu bashkuar luftës kundër grupit Huthi
Sondazh: Opozita izraelite kryeson me 18 mandate ndaj bllokut të Netanyahut para zgjedhjeve
Trump: Administrata po shqyrton shkarkimin e ambasadores amerikane në Greqi
Greva mbarëkombëtare ndërpret transportin publik dhe shërbimet në Belgjikë
Kandidatët për president të ShBA-së në 2028 pozicionohen në zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit
Sulmet e Huthive shkaktojnë ndërprerje të trafikut ajror në aeroportet saudite
Vdekjet nga ethet denge kalojnë 300 në Bangladesh, infektimet afër 100.000
Kremlini: Zelenskyy aktualisht është i paaftë për të ndërmarrë “veprime të peshuara”
Ministrja gjermane kritikon Trumpin për thirrjen për një president të ri ukrainas
Shpëtohen të 22 anëtarët e ekuipazhit pas një incidenti në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe
Trump thotë se Irani mund t’i shtojë veprimet para zgjedhjeve afatmesme
Sulm në aeroportin kryesor të kryeqytetit të Arabisë Saudite, 12 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur
Treni i mallrave me drithëra del nga shinat pranë Rijekës, vagonët përfundojnë në humnerë
Zelenskyy e quan marrëveshjen Trump-Putin për naftën dizel “të padrejtë dhe jo të ndershme”