| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kuvendi i Kosovës ratifikon tri marrëveshje me Suedinë dhe një traktat me Belgjikën
Me Suedinë, Kosova ka nënshkruar marrëveshje për ekstradim, marrëveshje për transferimin e personave të dënuar dhe marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Kuvendi i Kosovës ratifikon tri marrëveshje me Suedinë dhe një traktat me Belgjikën
Kuvendi i Kosovës ratifikon tri marrëveshje me Suedinë dhe një traktat me Belgjikën / AA [FILE]

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë dhe një traktat me Mbretërinë e Belgjikës, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik në çështjet penale.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se këto marrëveshje forcojnë mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar për ndjekjen penale, shkëmbimin e provave, ekstradimin dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Me Suedinë, Kosova ka ka nënshkruar marrëveshje për ekstradim, marrëveshje për transferimin e personave të dënuar dhe marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Ndërkaq, traktati me Belgjikën ka të bëjë me ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Ministrja Gërvalla tha se as kufijtë, as pasuria e përfituar nga krimi dhe as rrjetet kriminale nuk do të jenë mburojë ndaj drejtësisë dhe “Republika e Kosovës kështu forcon mekanizmat për të ndjekur përgjegjësinë penale, kudo që ajo çon”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë