| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
SunExpress nis fluturime direkte për në Damask nga Antalya dhe Izmiri
Sipërmarrja e përbashkët mes Turkish Airlines dhe Lufthansas do të operojë katër fluturime në javë drejt kryeqytetit sirian, në kuadër të orarit dimëror.
SunExpress nis fluturime direkte për në Damask nga Antalya dhe Izmiri
SunExpress nis fluturime direkte për në Damask nga Antalya dhe Izmiri/ AA / َAA

SunExpress, një sipërmarrje e përbashkët e Turkish Airlines dhe Lufthansas, ka nisur fluturimet direkte drejt kryeqytetit sirian, Damaskut, nga qytetet bregdetare turke Antalya dhe Izmir, në kuadër të orarit dimëror të fluturimeve, njoftoi kompania të premten përmes një komunikate për media.

Duke e përfshirë Damaskun në rrjetin e saj të destinacioneve në Lindjen e Mesme, kompania ajrore do të operojë gjithsej katër fluturime në javë nga dy qytetet turke.

SunExpress realizoi të enjten, më 12 nëntor, fluturimin e parë nga Antalya drejt Damaskut, ndërsa në këtë linjë do të operojë dy herë në javë, të enjten dhe të shtunën.

Fluturimet mes Izmirit dhe Damaskut nisin të premten, më 13 nëntor, me dy fluturime në javë, të mërkurën dhe të premten.

Krahas fluturimeve dimërore që tashmë ekzisstojnë mes Izmirit dhe Halepit, linjat e reja zgjerojnë lidhjet ajrore mes Turqisë dhe Sirisë, duke ofruar mundësi për udhëtime direkte drejt Damaskut nga Antalya dhe Izmiri.