Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, deklaroi se janë angazhuar në përpjekje intensive diplomatike në Samitin e Klimës COP31 në Antalya.
"Zhvilluam diplomaci intensive në Samitin e Klimës COP31 në Antalya, i cili mblodhi së bashku 196 vende dhe BE-në si dhe 102 liderë, përfshirë krerë shtetesh dhe qeverish nga 95 vende të gjashtë kontinenteve dhe drejtues të shtatë organizatave ndërkombëtare së bashku me 100 mijë pjesëmarrës", tha Emine Erdoğan në rrjetet e saj sociale.
TË REKOMANDUARA
"Shpresa jonë e sinqertë është që vendimet e marra në samit të hapin rrugën për hapa që mbrojnë begatinë e natyrës dhe sigurojnë ndarje të drejtë të barrës së ndryshimeve klimatike", theksoi Zonja e Parë, Erdoğan.




















