| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri-Türkiye, përzgjidhen 5 projekte të përbashkëta kërkimore
Projektet do të krijojnë mundësi për forcimin e kapaciteteve të kërkuesve dhe institucioneve akademike të të dy vendeve.
Shqipëri-Türkiye, përzgjidhen 5 projekte të përbashkëta kërkimore
Shqipëri-Türkiye, përzgjidhen 5 projekte të përbashkëta kërkimore

Pesë projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore mes universiteteve të Shqipërisë dhe Türkiyes janë përzgjedhur për financim në kuadër të Thirrjes Dypalëshe Shqipëri–Türkiye 2026–2028, duke i dhënë një impuls të ri bashkëpunimit në kërkim shkencor dhe inovacion.

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë Mirela Kumbaro, bëri të ditur se projektet janë përzgjedhur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKShI) dhe Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Türkiyes (TÜBİTAK).

Projektet do të krijojnë mundësi për zhvillimin e kërkimit të përbashkët, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, si dhe forcimin e kapaciteteve të kërkuesve dhe institucioneve akademike të të dy vendeve.

Sipas Kumbaros, përmes këtyre partneriteteve Shqipëria zgjeron lidhjet ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor dhe krijon ura të reja bashkëpunimi me komunitetin shkencor turk.

Bashkëpunimi Shqipëri–Türkiye synon gjithashtu të mbështesë pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare në rrjetet ndërkombëtare të kërkimit dhe në Hapësirën Evropiane të Kërkimit, duke nxitur shkëmbimin akademik dhe zhvillimin e inovacionit.

BURIMI:TRT Balkan AL