| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump: ShBA-ja po e shqyrton “me shumë vëmendje” rastin e raportuar të murtajës në Rusi
“Po e shqyrtojmë me shumë vëmendje. Sapo dëgjuam për të”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të nisej për një tubim elektoral në Nebraska.
Trump: ShBA-ja po e shqyrton “me shumë vëmendje” rastin e raportuar të murtajës në Rusi
Trump: ShBA-ja po e shqyrton “me shumë vëmendje” rastin e raportuar të murtajës në Rusi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ShBA-ja po e monitoron nga afër një rast të raportuar të murtajës pneumonike në Rusi dhe u zotua të ofrojë ndihmë.

“Po e shqyrtojmë me shumë vëmendje. Sapo dëgjuam për të”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të nisej për një tubim elektoral në Nebraska.

“Vite më parë, pneumonia mund të trajtohej më lehtë dhe mikrobet dhe bakteret janë bërë më të fuqishme. Por ne do t’i ndihmojmë. Do t’i ndihmojmë”, tha ai.

Më herët, Departamenti i Shtetit i ShBA-së tha se po monitoron raportimet për një rast fatal të dyshuar të murtajës pneumonike në rajonin Irkutsk të Rusisë, së bashku me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të ShBA-së dhe agjenci të tjera.

Autoritetet ruse kanë thënë se rasti lidhej me pneumoni me etiologji të panjohur dhe se nuk janë konstatuar incidente në një institut lokal kërkimor kundër murtajës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Prezantohet "Java e Inovacionit të Türkiyes 2026"
Sekretari Rubio: Rusia të jetë transparente në lidhje me incidentin e murtajës
Studim: Shkalla e kancerit rritet më shpejt tek të rinjtë
Pushtuesit izraelitë sulmuan Xhaminë Al-Aksa të Kudsit 26 herë në shtator
Fizikanti belg Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2026
Jordania dhe blloku i Gjirit dënojnë sulmet e Huthive ndaj infrastrukturës civile saudite ​
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për sulmet me dronë gjatë natës, dy të vrarë
"Syrian Airlines" planifikon të dyfishojë flotën për të arritur në 25 destinacione
Emiri i Katarit premton mbështetje të vazhdueshme për unitetin dhe sovranitetin e Jemenit
BE-ja pezullon importet e mishit nga Namibia pas shpërthimit të sëmundjes së Shapit
Zyrtarë: Sulm me 650 dronë ndaj Moskës, i dyti më i madhi në dy vitet e fundit
ShBA-ja miraton shitje armësh me vlerë 2,27 miliardë dollarë për Egjiptin, Kuvajtin dhe Emiratet
Aleanca e Mbrojtjes së Mekës bie dakord t’i zbatojë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive
Shefi i OpenAI-së: Përfitimet e inteligjencës artificiale justifikojnë pranimin e disa rreziqeve
Forcat jemenase rimarrin qytetin port Mokha në Detin e Kuq nga Huthit
Dy të vdekur dhe 11 të plagosur nga zjarri në një anije tregtare në brigjet e Rumanisë
Presidenti lituanez: Presidenca e Lituanisë në BE do të fokusohet në sigurinë dhe konkurrueshmërinë
Rubio: ShBA-ja synon ta “respektojë” marrëveshjen e sigurisë me Arabinë Saudite
Egjipti dënon inkursionet izraelite në Siri, bën thirrje për tërheqje nga territori sirian
Estonia zhvendos trupat më pranë Rusisë në përgatitje për mbrojtje aktive