| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Presidenti i Somalilandit viziton Izraelin për herë të parë, pritet të hapë ambasadën në Jeruzalem
Presidenti i Somalilandit, rajonit të shkëputur nga Somalia, mbërriti të dielën në Izrael për vizitën e tij të parë zyrtare, gjatë së cilës pritet të inaugurojë ambasadën e Somalilandit në Jeruzalem, raportoi e përditshmja izraelite Israel Hayom.
Presidenti i Somalilandit viziton Izraelin për herë të parë, pritet të hapë ambasadën në Jeruzalem
Presidenti i Somalilandit viziton Izraelin për herë të parë, pritet të hapë ambasadën në Jeruzalem / Reuters

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, publikoi fotografi nga takimi me Abdullahin në X, duke shkruar: “Mirë se vini në Izrael, President i Somalilandit”.

“Kjo vizitë historike mishëron potencialin e jashtëzakonshëm të partneritetit të ri mes dy vendeve tona”, tha Herzog.

Sipas gazetës Maariv, Abdullahi pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Jashtëm Gideon Saar gjatë vizitës dyditore.

Po sipas të njëjtit burim, ai pritet të hapë ambasadën e Somalilandit në Jeruzalem të hënën.

Izraeli e njohu Somalilandin si shtet të pavarur dhe sovran në fund të dhjetorit 2025, një vendim që shkaktoi reagime dhe dënime të shumta.

Somalilandi, i cili shpalli pavarësinë nga Somalia në vitin 1991, vazhdon të funksionojë si një entitet de facto i pavarur në aspektin administrativ, politik dhe të sigurisë, por pa njohje të gjerë ndërkombëtare.

Qeveria e Somalisë refuzon ta njohë Somalilandin si shtet të pavarur, e konsideron atë pjesë integrale të territorit të saj dhe i sheh marrëveshjet apo angazhimet e drejtpërdrejta me të si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë