| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dhe Arabia Saudite heqin vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale
Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale do të përjashtohen nga kërkesa për vizë për qëndrime deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore, sipas Fletore Zyrtare.
Türkiye dhe Arabia Saudite heqin vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale
Türkiye dhe Arabia Saudite heqin vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale / AA

Türkiye ka miratuar një marrëveshje me Arabinë Saudite për përjashtimin reciprok nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale, u njoftua të shtunën në Fletoren Zyrtare.

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, marrëveshja mes qeverive të Türkiyes dhe Arabisë Saudite për përjashtimin reciprok nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale ka hyrë në fuqi.

Marrëveshja u mundëson mbajtësve të këtyre pasaportave të hyjnë, të kalojnë tranzit, të dalin dhe të qëndrojnë përkohësisht në vendin tjetër pa vizë deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë