Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur dy drejtuesit e lartë të kompanisë amerikane SpaceX, Rebecca Hunter dhe Michael Nicolls.
Pas ceremonisë së hapjes së Kongresit të 77-të Ndërkombëtar të Astronautikës (IAC) në qytetin turk Antalya, Erdoğan u takua me dy drejtuesit e lartë të SpaceX, kompanisë së udhëhequr nga miliarderi Elon Musk.
Në takim morën pjesë gjithashtu ministri turk i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, si dhe kryetar i Klasterit të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore SAHA Istanbul, Haluk Bayraktar.
TË REKOMANDUARA
Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera për takimin.
Kongresi Ndërkombëtar i Astronautikës do të vijojë deri të premten.




























