| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Forcat jemenase rimarrin qytetin port Mokha në Detin e Kuq nga Huthit
Burimi tha se Huthit e kishin kontrolluar Mokhan që nga fillimi i shtatorit.
Forcat jemenase rimarrin qytetin port Mokha në Detin e Kuq nga Huthit
Forcat jemenase rimarrin qytetin port Mokha në Detin e Kuq nga Huthit/ AA

Forcat jemenase proqeveritare kanë rimarrë qytet port Mokha në Detin e Kuq në provincën Taiz, në pjesën jugperëndimore të Jemenit, nga grupi Huthi pas “luftimeve të ashpra”.

Sipas një burimi ushtarak, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Jemenit SABA, Forcat e Mburojës së Kombit, Brigadat e Gjigantëve dhe Rezistenca e Tihamas, të mbështetura nga Rezistenca Popullore, morën kontrollin e qytetit me mbështetje ajrore.

Burimi tha se Huthit e kishin kontrolluar Mokhan që nga fillimi i shtatorit.

Sipas burimit, luftimet në disa pozicione përreth qytetit përfshinë përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve dhe rezultuan me vrasjen dhe plagosjen e luftëtarëve Huthi.

Disa luftëtarë Huthi u kapën, ndërsa të tjerë u arratisën, shtoi burimi, pa dhënë shifra për viktimat apo të burgosurit.