| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon ashpër aktivitetet e Izraelit në provincën Quneitra të Sirisë
Ankaraja i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa efektive dhe vendimtare për t’i dhënë fund politikave ekspansioniste të Izraelit dhe për të siguruar tërheqjen e tij nga territoret e pushtuara siriane.
Türkiye dënon ashpër aktivitetet e Izraelit në provincën Quneitra të Sirisë
Türkiye dënon ashpër aktivitetet e Izraelit në provincën Quneitra të Sirisë

Türkiye sot dënoi ashpër rifillimin e aktiviteteve të Izraelit përgjatë të ashtuquajturës linjë ushtarake "Sufa 53" në provincën Quneitra të Sirisë, duke thënë se kjo lëvizje synon krijimin e fakteve të reja të kryera në terren në vend.


"Dënojmë ashpër cenimin e Marrëveshjes së Shkëputjes së vitit 1974 nga Izraeli, duke rifilluar aktivitetet e tij përgjatë të ashtuquajturës linjë 'Sufa 53' në provincën Quneitra të Sirisë dhe përpjekjet e tij për të krijuar fakte të reja të kryera në terren në Siri", tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që pa vonesë të ndërmarrë hapa efektivë dhe vendimtarë për t'i dhënë fund politikave ekspansioniste të Izraelit, të cilat rrisin tensionet në rajon dhe për të siguruar tërheqjen e tij nga territoret e pushtuara siriane.

Ankaraja theksoi se do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë sovranitetin, unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë dhe së bashku me vendet e rajonit, do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm.